image Hoti tregon nëse pret të ketë probleme në funksionimin e qeverisë së tij, pasi ka vetëm 61 vota

Kosovë

Hoti tregon nëse pret të ketë probleme në funksionimin e qeverisë së tij, pasi ka vetëm 61 vota

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se nuk pret që të ketë probleme gjatë qeverisjes së tij edhe pse i ka vetëm 61 vota.

Hoti është shprehur se për aq kohë sa funksionon koalicion nuk sheh asnjë problem.

Hoti ka theksuar se nuk janë qeveri tranzitore, as e përkohshme, por sips tij janë qeveri me mandat të plotë kushtetues për të udhëhequr vendin në proceset më të rëndësishme.

“Jo absolutisht. Për aq kohë sa funksionon ky koalicion unë nuk shoh asnjë problem dhe nuk shoh asnjë arsye që ne mund të ngecim në funksionim të këtij koalicioni. Unë kam qenë personalisht i përfshirë në një muaj e sa kohë në negociata për arritjen e koalicionit. Me këtë koalicion që kemi, me tri parti shqiptare dhe të gjitha partitë e komuniteteve jo shumicë edhe në dakordimin e përgjegjësive që kemi brenda koalicionit qeverisës, por edhe te programi qeverisës dhe reformat kryesore që do të ndodhin, nuk e shoh asnjë problem që ne ta çojmë mandatin deri në fund. Ne nuk jemi qeveri as tranzitore, as e përkohshme, jemi qeveri me mandat të plotë kushtetues për të udhëhequr vendin në proceset më të rëndësishme dhe për të përmbyllur disa procese që kanë filluar tash e tridhjetë vjet”,  ka thënë Hoti në një intervistë për VOA.