image Hoti thotë se qeveria e tij do të ketë fuqi aq sa e parasheh Kushtetuta e Kosovës

Kosovë

Hoti thotë se qeveria e tij do të ketë fuqi aq sa e parasheh Kushtetuta e Kosovës

news image

I mandaturi për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se qeverinë të cilën ai do ta dertojë do ta respektojë Kushtetutën e Kosovës dhe do të marrë legjitimitet prej Kushtetutës për veprimet e tij.

“Të nderuar deputetë, qeveria e re nuk do të ketë as një fuqi tjetër përveç asaj që buron nga Kushtetuta prej të cilës frymëzohet dhe merr legalitet në veprimet e saj. Jam i bindur se çdo përpjeke me sfond popullit e ideologjik siç e kemi parë në këta muaj do ta dëmtonte kosinusin shoqërore të vendosur me vullnet demokratik të vendosur më 17 shkurt”, ka thënë Hoti, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka thënë se konsensusin e vendosur me 17 shkurt nuk guxon askush ta cenojë.

“Konsensusin e 17 shkurtit ka të bëj me përhershmërin e Republikës sonë që nuk guxon ta cenoj askush, as ata që thirrën pa bazë në vullnetin popullor”, ka thënë Hoti. /Gazeta Sinjali/