image Hoti: Kosova, e vetmja në Ballkan që ka nënshkruar marrëveshje me SHBA-në për nxitje të investimeve

Kosovë

Hoti: Kosova, e vetmja në Ballkan që ka nënshkruar marrëveshje me SHBA-në për nxitje të investimeve

news image

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka rikujtuar se Marrëveshja e Nxitjes së Investimeve Kosovë-SHBA, e nënshkruar më 31.12.2020, ka hyrë në fuqi. Sipas tij, Kosova është e vetmja që ka nëshkruar këtë marrëveshje, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoti me këtë rast ka falënderuar SHBA-në, “që po dëshmon miqësinë speciale me Kosovën”.

Fakte, fakte: Kosova është e vetmja në Ballkan që nënshkruan këtë marrëveshje me SHBA. Të hënën kam ftuar bizneset për t’i informuar për mundësitë që ofron kjo marrëveshje për financimin e investimeve, sigurime të rrezikut, grante për ndihmë teknike etj”, shkroi Hoti.

Më 31 dhjetor 2020, kryeministri Avdullah Hoti dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett nënshkruan marrëveshjen për Nxitjen e Investimeve që ia mundëson Korporatës së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC), bankës për zhvillim të Amerikës, për të sjellë produktet financiare.

Sipas njoftimit të Ambasadës amerikane në Kosovë, në dhjetor 2020, kjo marrëveshje do të ndihmojë Kosovën në krijimin e vendeve të punës./Gazeta Sinjali/