image Hoti thotë se kishte vendime të paligjshme në Qeverinë Kurti

Politikë

Hoti thotë se kishte vendime të paligjshme në Qeverinë Kurti

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se disa nga vendimet e marra nga Qeveria Kurti për menaxhimin e pandemisë ishin të paligjshme.

“Sikur të ishin dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimet e Qeverisë Kurti, jam i bindur që ato do të ishin shpallur jokushtetuese”, u shpreh Hoti në Rubikon.

Hoti gjithashtu ka theksuar se i ka kërkuar kryeministrit të asaj kohe Kurti që të mos merr vendime të ngutshme e të paligjshme.

“Njëri nga ato vendime, isha ende në qeveri si zv.kryeministër, i kam kërkuar që të mos ngutemi, që të kemi kujdes në mënyrë që të mos bëjmë shkelje”, tha Hoti./ Gazeta Sinjali/