image Hoti thotë se e hoqën nga diskursi fjalën korrupsion

Kosovë

Hoti thotë se e hoqën nga diskursi fjalën korrupsion

news image

Avdullah Hoti, qeverisjen e tij për shtatë muaj e ka vlerësuar si të mirë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai madje tha se tani është hequr nga diskursi edhe fjala korrupsion.

Për 7 muaj qeverisje është heq nga diskursi fjala korrupsion, askush nuk flet për korrupsion. Nuk ka asnjë veprim që ndonjë zyrtar i kësaj qeverie e ka keqpërdorur ndonjë cent”, tha Hoti.

Ai ka folur edhe rreth zgjedhjeve të 14 shkurtit ku thotë se kjo shoqëri nuk dorëzohet para militantëve të egër të Facebook-ut.

Procesi zgjedhor sapo ka fillu, ne fillojmë nga zeroja, sondazhet janë vlerësime të ndryshme. Në komunikimet që kemi pasur, unë e kam marrë mesazhin e qartë. Mesazhi është që ne nuk mund të dorëzohemi. Kjo shoqëri nuk dorëzohet para militantëve të egër të Facebook-ut, njerëzit nuk votojnë në Facebook por në kuti të votimit”, tha Hoti në rtv21.

/Gazeta Sinjali/