image Hoti thotë se duhet të rritet paga minimale: Inflacioni i lartë, 250 euro nuk janë të mjaftueshme

Politikë

Hoti thotë se duhet të rritet paga minimale: Inflacioni i lartë, 250 euro nuk janë të mjaftueshme

news image

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, njëherësh deputet i Kuvendit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se paga minimale duhet të rritet, raporton Gazeta Sinjali.

Hoti lidhur me këtë ka dhënë dy arsye, duke thënë se paga minimale nuk është rritur që disa vite dhe tjetra për shkak të rritjes së inflacionit.

“Paga minimale duhet të rritet dhe duhet të rritet në mënyrë signifikante për dy arsye. Nuk është rritur që disa vite dhe e dyta inflacioni shumë i lartë”, ka thënë ai.

Tutje deputeti i LDK-së tha se për dallim nga viti i kaluar, 250 euro sot nuk janë të mjaftueshme.

“Nuk besoj që tash është e mjaftueshme, mund të ketë qenë e mjaftueshme kur është propozu vitin e kaluar, por jo sot”, tha Hoti në Tëvë1.

/GazetaSinjali/