image Hoti: Të enjten takimi i radhës me Serbinë, draftohet marrëveshja finale

Politikë

Hoti: Të enjten takimi i radhës me Serbinë, draftohet marrëveshja finale

news image

Të enjten do të mbahet takimi i radhës Kosovë-Serbi. Kështu ka njoftuar kryeministri Avdullah Hoti, në një konferencë për media pasi e priti në takim liderin e opozitës në Shqipëri, Lulzim Bashën.

Hoti paralajmëroi se para të enjtes do ta emërojë një koordinator shtetëror për dialog i cili do të marrë pjesë në takimin e së enjtes në Bruksel, ku sipas tij do të draftohet marrëveshja finale, shkruan Gazeta Sinjali.

“Të enjten është një takim tjetër në Bruksel ku do të jetë present koordinatori shtetëror për dialog të cilin do ta emëroj së shpejti për të bisedu dhe për të draftu marrëveshjen finale për njohjen reciproke. Ky është objektivi ynë i vetëm në këtë proces”, ka thënë Hoti.

Ai gjithashtu ka insistuar se dialogu i rinisur me Serbinë nuk është teknik, por politik.

Hoti tha se “dialogu është vetëm politik për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve”. /Gazeta Sinjali