image Hoti takon përfaqësuesit e bizneseve, i njofton për marrëveshjen për nxitje të investimeve amerikane

Biznes

Hoti takon përfaqësuesit e bizneseve, i njofton për marrëveshjen për nxitje të investimeve amerikane

news image

Kryeministri në detyrë, njëherësh edhe kandidat për këtë pozitë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, dje ka njoftuar se marrëveshja për investime e nënshkruar më 31 dhjetor të vitit të kaluar, ka hyrë në fuqi, shkruan Gazeta Sinjali.

Kurse në mëngjesin e sotëm, kreu i ekzekutivit ka takuar përfaqësues të bizneseve, të cilë​t i ka njoftuar rreth përfitimeve nga marrëveshja për nxitje të investimeve.

Më 31 dhjetor të vitit 2020, Hoti dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett, nënshkruan marrëveshjen për nxitjen e investimeve, e cila mundëson vënien në dispozicion të mbështetjes financiare të SHBA-së, veçanërisht në sektorin privat të Kosovës.

/Gazeta Sinjali/