image Hoti takohet me kryetarin e organizatës së veteranëve të UÇK-së

Politikë

Hoti takohet me kryetarin e organizatës së veteranëve të UÇK-së

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka pritur sot në takim kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatin me bashkëpunëtorë.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Hoti gjatë këtij takimi ka theksuar përkushtimin e qeverisë për thellimin e bashkëpunimit me Organizatën e Veteranëve të Luftës Çlirimtare duke u zotuar për trajtim dinjitoz të kategorive të dala nga lufta.

Ndërsa, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ndër të tjera, thuhet se ka shprehur vullnetin e tij për bashkëpunim të mëtejmë me qëllim të avancimit të gjendjes dhe mirëqenies së veteranëve të UÇK-së. /Gazeta Sinjali/