image Hoti: Shqipëria dhe Kosova janë partnerë të natyrshëm

Politikë

Hoti: Shqipëria dhe Kosova janë partnerë të natyrshëm

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook është shprehur mirënjohës për pritjen nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Hoti ka thënë se është nder i madh që në cilësinë e kryeministrit të Republikës së Kosovës, t’i konkretizojnë hapat për bashkëpunim ekonomik.

“Thellësisht mirënjohës për pritjen që mu bë sot, në Pallatin e Brigadave, nga kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, të cilin edhe publikisht e falënderoj për pritjen vëllazërore! Është nder i madh që në cilësinë e kryeministrit të Republikës së Kosovës, t’i konkretizojmë hapat për bashkëpunim ekonomik. Shqipëria dhe Kosova janë partnerë të natyrshëm!”, ka thënë Hoti. /Gazeta Sinjali/