image Hoti reagon pasi Kurti përmendi luftën: Nga Kosova duhet të dërgohen mesazhe pozitive

Politikë

Hoti reagon pasi Kurti përmendi luftën: Nga Kosova duhet të dërgohen mesazhe pozitive

news image

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për intervistën dhënë medias italiane, La Reppublicca, ku ka thënë se Kosova rrezikohet nga lufta me Serbinë.

Hoti thotë se Kosova ka nevojë për urtësi në qeverisje dhe se në mediat ndërkombëtare duhet të dërgohen që përçojnë pozitivitet për të ardhmen euro-atlantike.

“Kosova ka nevojë për urtësi dhe normalitet në qeverisje. Nga Kosova duhet të dërgohen mesazhe që nxisin pozitivitet për të ardhmen tonë euro-atlantike, për jetë më të mirë e për sigurinë e investimeve”, shkruan ai.

Ai shton se karshi botës, duhet bërë e ditur se ka ende çështje të pazgjidhura, por që ato duhet të zgjidhen me dialog.

“Ne duhet që të sqarojmë para të gjithëve se ende kemi çështje të hapura me fqinjin verior, të cilat çështje do t’i zgjidhim me dialog, në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar, sepse opcion tjetër nuk ka dhe nuk do të lejohet të ketë”, shtoi ai.

/GazetaSinjali/