image Hoti - Qeverisë: Nuk bëhet politikë me pandemi, ktheni në punë mjekët dhe infermierët

Politikë

Hoti – Qeverisë: Nuk bëhet politikë me pandemi, ktheni në punë mjekët dhe infermierët

news image

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi që numri i rasteve të reja me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit shkoi në 1 mijë e 765, shifër rekord që nga fillimi i pandemisë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas tij, nëse vazhdon një valë e tillë, brenda ditësh spitalet do të jenë të mbushura me njerëz.

Hoti vlerëson se përfundimi i pandemisë është ende larg, duke i thënë qeverisë se nuk bëhet politikë me pandeminë.

“Është e qartë se jemi larg përfundimit të pandemisë. Është e qartë se pandemia nuk është nën kontroll, siç deklaronin përgjegjësit për menaxhimin e pandemisë që, në kundërshtim me çdo normë morale, citonin shifrat e të infektuarve dhe vdekjeve kur e morën mandatin me shifrat pas 100 dite të qeverisjes. Ju patëm thënë atëherë se nuk bëhet politikë me pandemi. Ju themi edhe sot”, shkroi ndër të tjera ai në Facebook.

Andaj, i ka apeluar që të përgatiten klinikat, siç thotë se kanë qenë në kohën kur Ministria e Shëndetësisë udhëhiqej nga Armend Zemaj dhe të kthehen në punë ekipet mjekësore.

“Klinikat duhet të përgatiten për pacientët e mundshëm, siç kanë qenë në kohën e Ministrin Zemaj. Furnizimi me oksigjen dhe barna për trajtim të rasteve me covid-19 duhet të jetë i plotë për pacientët spitalorë dhe ata në shtëpi. Ekipet mjekësore dhe infermierët e angazhuar nga Ministri Zemaj duhet të kthehen në punë dhe të jenë në gjendje gatishmërie. Ekipet inspektuese në terren në bashkëpunim me komuna duhet të jenë plotësisht aktiv në dy ndërrime”, shkroi ai./Gazeta Sinjali/