image Hoti pas vizitës së Osmanit e Kurtit në veri: Disa kauza nuk duhet të përdoren për fushatë

Politikë

Hoti pas vizitës së Osmanit e Kurtit në veri: Disa kauza nuk duhet të përdoren për fushatë

news image

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka komentuar vizitën e djeshme në Mitrovicën e Veriut të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit dhe kandidates për presidente Vjosa Osmanit, duke thënë se kauzat duhet të lihen jashtë fushatës.

“Unë besoj që disa kauza duhet t’i lëmë jashtë fushatës zgjedhore. Veriu është një territor i Kosovës pa asnjë dyshim, nuk kontestohet në asnjë formë, secili ka të drejtë të lëvizë, por nuk duhet të përdoren për fushata për të tregu diçka që nuk është”, tha Hoti, përcjell eo./Gazeta Sinjali/