image Hoti: Pas mandatit tim, trendi i rritjes ekonomike është në rënie

Politikë

Hoti: Pas mandatit tim, trendi i rritjes ekonomike është në rënie

news image

Ish kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj Qeverisë Kurti në lidhje me zhvillimin ekonomik të vendit i cili duket se po stagnon duke ngritur shqetësimet për një varfërim të madh të qytetarëve.

Hoti në një postim në Facebook ka përmendur përpjekjet e qeverisë së tij për të nxjerrë ekonominë nga kriza, e të cilat ishin materializuar me anë të disa Pakove të Rimëkëmbjes Ekonomike që kishin rezultuar të suksesshme.

“Që nga atëherë, trendi i rritjes ekonomike është në rënie. Sigurisht shkaktarë janë edhe faktorët e jashtëm, por në politika ekonomike dhe fiskale nuk është ndërmarrë asnjë veprim domethënës”, tha ai.

Sipas tij, Qeveria është mbyllur plotësisht ndaj bizneseve. Nuk është mbajtur asnjë mbledhje e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik për të diskutuar shqetësimet e bizneseve dhe për të zhvilluar politikat e reja ekonomike.

Ish-kryeministri Hoti ka treguar edhe një grafikon në të cilin shfaqet fillimi i rritjes ekonomike dhe fillimi i rënies së këtij hovi duke rezultuar në vetëm 2,14 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2022.

/GazetaSinjali/