image Hoti pas fjalimit të Ramës në OKB: Shqipëria mbetet zëri jonë

Politikë

Hoti pas fjalimit të Ramës në OKB: Shqipëria mbetet zëri jonë

news image

Në lidhje me fjalimin e kryeministri te Shqipërisë, Edi Rama në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OBK) ka reaguar edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti.

Hoti në një postim në Facebook, ka thënë se derisa Kosova, të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i jonë.

“Derisa Kosova, të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i jonë, krahas vendeve mike që kanë mbështetur përpjekjet e popullit të Kosovës për liri e pavarësi’’, ka deklaruar Hoti.

Ndryshe, Rama në OKB kërkoi nga Serbia njohjen e Kosovës. Ai po ashtu bëri thirrje për të mbështetur një raport të ri që kundërshton pretendimet e Dick Marty-t për ish-krerët e UÇK-së.

/GazetaSinjali/