image Hoti nesër takohet me drejtuesit e institucioneve shëndetësore

Politikë

Hoti nesër takohet me drejtuesit e institucioneve shëndetësore

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të zhvillojë një takim me krerët e institucioneve shëndetësore në vend gjatë ditës së nesërme.

Ky takim do të zhvillohet pas konfirmimit të gjashtë vdekjeve vetëm gjatë ditës së shtunë dhe shtimit të rasteve me koronavirus në ditët e fundit.

Takimi është bërë i ditur nga zyra e kryeministrit përmes një komunikate për media.

Sipas njoftimit, takimi do të mbahet prej orës 13:00 dhe pas takimit do të ketë konferencë për media.

Gjatë ditës së sotme kanë vdekur gjashtë persona nga koronavirusi në vendin tonë, duke e çuar numrin e të vdekurve nga COVID-19 në 64 raste. /Gazeta Sinjali/