image Hoti: Në shkurt do të fillojmë studimin e gjendjes ekonomike të shqiptarëve në Luginë të Preshevës

Kosovë

Hoti: Në shkurt do të fillojmë studimin e gjendjes ekonomike të shqiptarëve në Luginë të Preshevës

news image

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim, përfaqësuesit e Luginës së Preshevës për ta hartuar programin e punës për “Zyrën për Luginën e Preshevës”, e cila u formua muaj më parë, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një konference për media, Hoti ka thënë se gjatë muajit shkurt do të fillohet studimi i gjendjes ekonomike të shqiptarëve të Luginës.

Ne i kemi thirrur për të diskutuar për programin e punës së zyrës në Preshevë dhe një grup i personave kanë punuar në mbikëqyrjen e deputetit Bislimi për të përgatitur këtë program të punës dhe pas takimit do ta nënshkruajmë këtë program pune. Është paraparë takimi i parë me liderët e Luginës së Preshevës, po ashtu do të kemi takim informues me organizata rinore. Në shkurt do të fillojmë studimin e gjendjes ekonomike të shqiptarëve në Luginë. Në shkurt do të fillon puna e ruajtjes së trashëgimisë kulturore, do të punojmë në universitete publike dhe ato private për ti bërë gati marrëveshjet”, ka thënë Hoti.

Ai tutje ka shtuar se me hartimin e planit të punës së kësaj zyre, do të analizohet gjendja sociale dhe ekonomike e shqiptarëve në Luginë, për, siç tha, “faktuar gjendjen në arsim, shëndetësi e punësim”.

 Në shtator jam i bindur se do të realizohet dërgimi i teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në Luginën e Prishtinës”, tha Hoti./Gazeta Sinjali/