image Hoti në mbledhjen e parë të qeverisë së re: Do t'ju dalim zot pritjeve të qytetarëve

Politikë

Hoti në mbledhjen e parë të qeverisë së re: Do t’ju dalim zot pritjeve të qytetarëve

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në mbledhjen e parë të qeverisë ka thënë se beson në kabinetin e ri qeveritar.

Ai është shprehur i kënaqur me kapacitetin e ministrave dhe zëvendëskryeministrave në qeverinë e re, teksa ka premtuar se do t’i përmbushin pritjet e qytetarëve, shkruan Gazeta Sinjali.

“Unë besoj në këtë program, unë besoj në këtë ekipë të shkëlqyeshme nga partnerët e koalicionit që e kanë ofru, ministra, zëvendëskryeministra dhe ministra me ekspertizë, secili në fushën e tyre. Kemi ndërtu pritje te qytetarët e vendit dhe do t’ju dalim zot pritjeve të qytetarëve”, ka thënë Hoti.

Tutje, ai ka premtuar një qasje tjetër brenda kabinetit qeveritar, në raport me opozitën, shoqërinë civile dhe mediat. /Gazeta Sinjali/