image Hoti: Po përgatitet udhëzuesi për mënyrën e organizimit të vitit të ri shkollor nga 1 shtatori

Arsim

Hoti: Po përgatitet udhëzuesi për mënyrën e organizimit të vitit të ri shkollor nga 1 shtatori

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se në përputhje me vendimin e Qeverisë të datës 28 korrik 2020, MASH dhe IKSHP po përgatisin udhëzuesin për mënyrën e organizimit të vitit të ri shkollor nga 1 shtatori.

Hoti ka theksuar se vendimi final për hapjen e shkollave do të ndikohet nga gjendja epidemiologjike.

“Në përputhje me vendimin e Qeverisë të datës 28 korrik 2020, MASH dhe IKSHP po përgatisin udhëzuesin për mënyrën e organizimit të vitit të ri shkollor nga 1 shtatori. Po studiohen përvojat e vendeve të tjera. Sigurisht se vendimi final për hapjen e shkollave do të ndikohet nga gjendja epidemiologjike”, ka thënë Hoti, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tij në procesin e vendimmarrjes do të përfshihen plotësisht komunat, të cilat do të kenë përgjegjësi që të zbatojnë udhëzimet.

 “Në procesin e vendimmarrjes do të përfshihen plotësisht komunat, të cilat do të kenë përgjegjësi që të zbatojnë udhëzimet. Gjatë javës që vjen, do të jemi në kontakt me kryetarët e komunave dhe drejtorët për arsim për të diskutuar modalitetet e mundshme të fillimit të vitit shkollor. Jemi duke shqyrtuar edhe platformat e ndryshme të ndihmesës për stafin mësimdhënës dhe nxënësit, sidomos në organizimin më të mirë të punës praktike në arsimin e mesëm profesional”. /Gazeta Sinjali/