image Hoti: Kundërshtarët politikë të LDK-së janë kundërshtarë të Kosovës - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

56.412

Të shëruar

49.713

Të vdekur

1.420

Hoti: Kundërshtarët politikë të LDK-së janë kundërshtarë të Kosovës

news image

Kryeministri në detyrë dhe kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i quajti kundërshtarët politikë të LDK-së si kundërshtarë të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoti në një takim me strukturat e LDK-së në Mitrovicë tha se fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit do të jetë shumë e ashpër, pasi që, sipas tij, prijësit e listës zgjedhore nga partitë tjera janë kundërshtarë të çdo gjëje që është arritur për 20 vite në Kosovë.

“Kemi me u përballë më një fushatë të vështirë. Kundërshtarin që e kemi në këto zgjedhje nuk është vetëm rival politik, por është kundërshtar i shtetit të Kosovës. Ata janë kundërshtarë të çdo vlere që e kemi krijuar deri sot. Gara do të jetë e vështirë. Unë jam i vendosur që bashkë me të gjithë personat që do të jenë në listë për deputetë, që garën ta bëjmë fuqishëm dhe do të luajmë rëndë siç thuhet, jo me veprime tjera përveç duke qenë të prerë dhe të drejtpërdrejtë se kush janë këta njerëz dhe kush jemi ne”, tha Hoti.

Po ashtu, sipas tij në Kosovë tash e sa vite po bëhet propagandë e egër ndaj LDK-së dhe ndaj të arriturave që janë shënuar në Kosovë që nga përfundimi i luftës.

“Në Kosovë është bërë fushatë disavjeçare e shpëlarjes së trurit, duke ndërtu kauza të rrejshme, duke ndërtua teori konspirative me thika e me harta e me gjëra të pavërteta, duke tentuar që veç me grumbullu frustrim të qytetarëve dhe njerëzve, me qëllim që të shkatërrohet çdo gjë që është ndërtu në këtë shoqëri. Prandaj do të organizohemi mirë që ta bëjmë një garë siç i ka hije LDK-së, një garë frontale politike, të drejtpërdrejtë, me gjuhë të prerë dhe të ashpër nganjëherë, sepse ndryshe nuk bën”, theksoi kandidati i LDK-së për kryeministër./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin