image Hoti i jep propozime anti-krizë Qeverisë Kurti për t'i mbrojtur qytetarët

Politikë

Hoti i jep propozime anti-krizë Qeverisë Kurti për t’i mbrojtur qytetarët

news image

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, duke treguar për vendimin e fundit që ka marrë Gjermania në përballje me inflacionin, ka dhënë tri veprime që duhet t’i ndërmerr Kosova sipas tij për ta zbutur këtë krizë.

Ai tha se veprimi i parë është indeksimi i pagave, subvencionet në bujqësi, pensioneve dhe ndihmave sociale me normën e inflacionit.

1. Indeksimi i pagave, subvencioneve në bujqësi, pensioneve dhe ndihmave sociale me normën e inflacionit,

2. Rritja e pagës minimale në sektorin privat,

3. Ulja e TVSH nga 18% në 8% për naftë dhe për disa produkte ushqimore që ende janë me 18% TVSH,

4. Pezullimi i përkohshëm i akcizës në naftë”, ka shkruar Hoti.

Tutje ai ka kritikuar qeverinë për mosimplementim në investime kapitale.

“Kjo qeveri jo vetëm që nuk po ul tatimet, por po e zvogëlon qarkullimin në ekonomi edhe duke mos implementuar qindra miliona euro investime kapitale.

Sikur të ishin futur në ekonomi qindra miliona euro përmes projekteve kapitale, krahas uljes së tatimeve, do të rritej kërkesa agregate dhe do të parandalohej thellimi i krizës.

Të gjitha këto masa nuk paraqesin problem për deficitin buxhetor, pasi bilanci bankar i Qeverisë është rekord i lartë. Këto veprime mund të merren menjëherë dhe jam i sigurt se e kanë mbështetjen e të gjitha palëve”, ka shkruar Hoti.

/GazetaSinjali/