image Hoti flet nëse ka presion për arnim të Qeverisë
[wp-story id="814678"]

Kosovë

Aktualitet/ Hoti flet nëse ka presion për arnim të Qeverisë

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka përsëritur qëndrimin se nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie që formohet nga kalkulime të ndryshme politike dhe pa zgjedhje. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka deklaruar se nuk ekziston asnjë presion ndërkombëtar për formimin e ndonjë qeverie të përkohshme.

“Nuk ka kërkesa të tilla dhe qëndrimi i jonë është i qartë. Prandaj edhe nuk ka kërkesa të tilla, sepse të gjithë e kanë parë edhe faktorët e brendshëm edhe partnerët ndërkombëtarë, besoj që të gjithë janë të bindur nuk mund të shkohet përpara, nuk mund të shkojnë proceset përpara nuk mund të udhëhiqet vendi nga një Qeveri e cila nuk ka legjitimitet” ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se LDK parapëlqen të shkojnë e vetme në zgjedhje duke theksuar se nëse kjo parti del e para nuk do të bëjë kompromis me postin e kryeministrit.

“Posti i kryeministrit i takon partisë më të madhe e para. E dyta ne si Lidhje Demokratike i kemi formësuar qëndrimet ka një kohë nëpër organet e LDK-së, edhe kryetari Mustafa e ka ritheksuar edhe pas rizgjedhjes së tij në krye të LDK-së, që ne parapëlqejmë të shkojmë si parti vet në këto zgjedhje që të matemi para qytetarëve dhe në përputhje me vullnetin e qytetarëve mandej të sillemi pas zgjedhjeve.”, thotë ai.

Sa i përket mundësisë së një koalicioni parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje, Hoti thotë se  ekziston vullneti i dyanshëm për bashkëpunim, por shton se kanë dallime substanciale në temat kryesore.

“Edhe me Vetëvendosjen me të cilën po flitet shumë, kemi dallime substanciale në qasjen qeverisëse sa i përket politikave ekonomike. Ne jemi parti e qendrës së djathtë, ata tentojnë të profilizojnë veten si parti e majtë ose e qendrës së majtë. Kemi dallime edhe te politikat sociale kemi dallime edhe temave të tjera por ne do të qojmë përpara agjendën tonë për aq kohë sa marrim besimin më të madh të qytetarëve në vend dhe besoj që është krijuar një momentum i jashtëzakonshëm për ndryshime në Kosovë”, thotë ai në një intervistë për EO.

Hoti përsërit qëndrimin e LDK-së, se më nuk do të bashkëqeverisin me PDK-në, pasi që thotë se kanë përvoja të keqe. /Sinjali/