image Hoti flet për një koalicion paszgjedhor me VV: S'kemi vija të kuqe

Politikë

Hoti flet për një koalicion paszgjedhor me VV: S’kemi vija të kuqe

news image

Kandidati për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti ka thënë se nuk kanë vija të kuqe me asnjë parti politike, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai madje nuk e përjashton as mundësinë e koalicionit paszgjedhor me Vetëvendosjen.

Nuk kemi vija të kuqe, nuk përjashtohet as VV për koalicion paszgjedhor“, tha Hoti.

Ai tutje tha se për ta është orientues vetëm programi i LDK-së.

“Për koalicione paszgjedhore do të flasim pas zgjedhjeve, nuk kemi vija të kuqe sepse vijat e kuqe i vendosin vetëm qytetarët. Ne mund të bëjmë ndonjë koalicion pas zgjedhjeve. Për neve orientues është vetëm programi i LDK. Vetëm parimet, filozofia politike e LDK dhe siç e thash tash më shumë se asnjëherë tjetër është e rëndësishme që ne të fokusohemi në fundament, në principet mbi të cilat është themelu ky shtet”, u shpreh Hoti në rtv21.

Hoti gjithashtu tha se LDK është e mobilizuar më shumë se kurrë për të fituar këto zgjedhje me ofertën më të besueshme zgjedhore.

/Gazeta Sinjali/