image Hoti flet me Palmerin, e falënderon për mbështetjen që SHBA-ja ia jep Kosovës

Politikë

Hoti flet me Palmerin, e falënderon për mbështetjen që SHBA-ja ia jep Kosovës

news image

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar një takim virtual me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.

Kryeministri Hoti dhe Palmer, siç njoftoi qeveria, kanë biseduar për zhvillimet e përgjithshme politike në vend, si dhe për sfidat me të cilat por përballet Kosova, pasojë e pandemisë COVID -19, si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik, por edhe në fusha të tjera të jetës.

Kryeministri Hoti ka falënderuar Palmerin për bashkëpunim dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën në të gjitha etapat e shtetndërtimit. /Gazeta Sinjali/