image Hoti: Do të rriten pensionet që janë nën 100 euro

Kosovë

Hoti: Do të rriten pensionet që janë nën 100 euro

news image

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, teksa e ka shpalosur programin për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021, ka bërë të ditur se është vendosur që të ndahen miliona euro për kategori të ndryshme, raporton Gazeta Sinjali.

Hoti ka thënë se ky program, ka 16 masa, njëra prej të cilave është edhe rritja e pensioneve për ata që janë nën 100 euro.

Më poshtë mund t’i lexoni se kush do të përfitojë nga ky fond:

Masa e parë: 6.5 milionë euro për të vetëpunsuarit për bizneset e vogla.

Masa e dytë: 5 milionë euro për Ministrinë e Arsimit për organizimin e arsimit gjatë vitit 2020/21.

Masa e tretë: 2.5 milionë euro për Ministrinë e Kulturës për t’i mbështetur aktivitetet kulturore.

Masa e katërt: 1 milion euro për programin e veçantë për ta përmisrsuar pozitën e gruas në shoqëri.

Masa e pestë: 50 milion euro për Shëndetësinë, 40 milione euro për sigurimin e vaksinës antiCOVID.

Masa e gjashtë: 11 milionë euro për shtesën në pagë për sektorë që bartin barrën kryesore në menaxhimin e pandemisë.

Masa e shtatë: 12 milionë euro për Ministrinë e Bujqësisë.

Masa e tetë: 19 milionë euro për Ministrinë e Tregtisë.

Masa e nëntë: 3 milionë euro për sektorin e gastronomisë, hoteleve, restoranteve. Kjo shume do të shpërndahet sa më pare që është e mundshme.

Masa 10-të: 7.9 milionë euro për komunat e Kosovës për menaxhimin e pandemisë.

Masa e 11-të: Stimulim të aktivitet biznesor.

Masa e 12-të: 21 milionë euro për ndërmarrjet publike.

Masa e 13-të: 16 milionë euro për Ministrinë e Ekonomise për zbagtimin e ligjit për rimëkëmbje ekonomike.

Masa e 14-të: Një million euro për Ministrin e Zhvillimit Rajonal.

Masa e 15-të: Do t’i rrisim të gjitha pensionet që janë nën 100 euro, në shumë totale prej 13.5 milionë euro. Do t’i dyfishojmë skemat sociale prej 7.5 milionë euro.

Në fazën e parë do të nisim me një shumë prej 10 milionë euro për personat që kanë humbur vendin e punës si rezultat i pandemisë.

/Gazeta Sinjali/