image Hoti: Do ta çojmë përpara procesin e dialogut bashkë me BE dhe SHBA duke mos lejuar ndryshim të kufijve

Kosovë

Hoti: Do ta çojmë përpara procesin e dialogut bashkë me BE dhe SHBA duke mos lejuar ndryshim të kufijve

news image

I mandatuari për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës do të merren edhe përgjegjësitë për të çuar përpara procesin e dialogut me Serbinë.

Hoti ka theksuar se në një proces të tillë do të bashkëpunohet me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se nuk do të lejojnë që të ketë ndryshim të kufijve apo shkëmbim të territoreve.

Ai gjithashtu ka thënë se do të angazhohet për bashkëpunim pozitë-opozitë dhe për gjithpërfshirje, sidomos për procesin e dialogut me Serbinë.

“Do të marrim përgjegjësinë për të çuar përpara procesin e dialogut bashkë me BE dhe SHBA duke mos lejuar ndryshim të kufijve dhe shkëmbim të territorit. Krijimin e bashkëpunimit pozitë-opozitë dhe kërkim i gjithëpërfshirjes sidomos në procesin e dialogut”, ka thënë Hoti. /Gazeta Sinjali/