image Horoskopi, a do të jeni ju shenja më fatlume e 24 janarit?!

Bota e Yjeve

Parashikimi/ Horoskopi, a do të jeni ju shenja më fatlume e 24 janarit?!

news image

Ky është horoskopi për ditën e premte 24 janar 2020. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Kjo e ditë do të jetë mjaft e vështirë. Do të jeni të rrezikuar, ndaj kujdes me fjalët ndaj atyre që ju rrethojnë. Jeni në pritje të një programi apo projekti.

Demi

Hëna ju buzëqesh, por shumë shpejtë do ju ndihmojë, pasi shpesh do të përjetoni kundërshti rreth vetes. Mos e nënvlerësoni intensitetin në dashuri, pasi tashmë mund të rrezikoni. Ky është momenti i mirë për të shfaqur ndjenjat ndaj dikujt.

Binjakët

Gjatë orëve të fundit jeni përballur me momente të mrekullueshme. Por duhet thënë se jeni shumë të lodhur dhe tejet nervoz. Marsi ka ndikim të kundërt në shenjën tuaj, ndaj bëni kujdes. Disa prej jush do të përballen me kundërshti në raport me vitin e kaluar. Disa të tjerë do të kenë probleme financiare dhe profesionale.

Gaforrja

Pavarësisht se Hëna ka ndikim të kundërt, do të keni mundësi shumë të mira gjatë kësaj të premteje. Do të jeni mjaft të fortë në vendin e punës dhe në raport me të tjerët. Jeni gjithë kohës me nxitim, ndaj kujdes se mos anashkaloni diçka.

Luani

Nuk jeni të kënaqur prej disa ditësh, ku një ide prej ditësh ju mbreson. Megjithatë ndikimi i kundërt i Diellit dhe Mërkurit, nuk do ju bëjë aspak mirë. Keni shpenzuar shumë dhe kjo gjë do ju kthehet kundër.

Virgjëresha

Saturni dhe Urani kanë ndikim mjaft të favorshëm. Kjo gjë do ju lejojë që të takoni njerëzit e duhur dhe të mbyllni oferta të rëndësishme. Do të keni mundësi që të sqaroni disa raporte familjare në krizë apo një lidhje në çift.

Peshorja

Hëna do të ketë ndikim përgjithësisht pozitiv, por sërish do të jeni të lodhur dhe të depresionuar, ndoshta për shkak të disa mendimeve të së kaluarës. Kjo e premte mund të jetë dita e duhur për të sqaruar një keqkuptim, i cili ditëve të fundit nuk ju ka lënë rehat.

Akrepi

Gjatë këtyre ditëve do të jeni mes reve, pasi mendoni gjithmonë mendoni për problemet ekonomike dhe profesionale. Jeni në një fazë shumë delikate, ndaj bëni kujdes dhe tregohuni të durueshëm, pasi mund të humbni kohë, por edhe gjëra të rëndësishme.

Shigjetari

Pas një jave të vështirë, jeni në gjendje që të krijoni lidhje më të qëndrueshme me të tjerët. Edhe sa i takon shëndetit, do të nisni të keni luhatje. Sa i takon dashurisë, do të jetoni një lidhje e cila do ju duket disi e largët, madje dhe e çuditshme.

Bricjapi

Do të keni mundësi që të fitoni në një debat apo ballafaqim në punë. Ata të cilët do të përballen me një problem burokratik apo ligjor, do të jenë në gjendje që të gjejnë zgjidhjen e duhur. Do të keni mundësi që të merrni përgjigjen që prisnit, duke gjetur rrugën e duhur.

Ujori

Jeni duke jetuar një periudhë të rëndësishme në lidhjen tuaj. Qielli do të stimulojë idetë e reja, një transferim, ndryshim pune apo riorganizimin e jetës suaj.

Peshqit

Jeta pa dashuri është e zbrazët, pasi ju jeni të dhënë pas ndjenjave. Jo më kot shumë prej jush përhumben pas gjërave të tjera dhe pasioneve, kur ju mungojnë. Venusi ju buzëqesh, ndaj përfitoni për tu argëtuar! /Gazeta Sinjali/