image Holanda ofron peshk të marinuar falas për ata që vaksinohen kundër COVID-19

Evropë

Holanda ofron peshk të marinuar falas për ata që vaksinohen kundër COVID-19

news image

Në nismën e fundit të nxitjes së vaksinimeve, Holanda po ofron falas delikatesen vendase te peshkut të gjallë turshi për të gjithë ata që marrin vaksinën antiCOVID.

Zhvillimi vjen pasi dhe vende të tjera kanë ofruar stimuj për rritjen e numrit të të vaksinuarve, teksa Rusia raportohet se ka ofruar makina ndërsa Washingtoni ka ofruar cigare marihuane.

Oferta holandeze e peshkut harrengë të stazhionuar në uthull, i quajtur ndryshe ‘Hollandse nieuwe’ – është një delikatesë tradicionale që konsumohet nga miliona vendas.

Arkat me peshkun e gjallë të përgatitur po shpërndaheshin në të gjitha qendrat e vaksinimit, si inkurajim që njerëzit të vaksinohen.

/GazetaSinjali/