image HISTORIKE: Golden Eagle Ylli fiton për herë të parë në histori trofeun e Superligës së Kosovës në basketboll

Basketboll

HISTORIKE: Golden Eagle Ylli fiton për herë të parë në histori trofeun e Superligës së Kosovës në basketboll

news image

Golden Eagle Ylli ka triumfuar me rezultat të përgjithshëm 3-0 ndaj KB Pejës në finalen e play-offit të Superligës së Kosovës, transmeton Sinjali Sport.

Skuadra nga Theranda ka fituar 70-67 ndaj Pejës, pikërisht në stadiumin e këtyre të fundit.

Edhe pse Peja e nisi më mirë këtë ndeshje, Ylli fitoi në fund me 70 pikë përballë Pejës 67.

Lojtari më i mirë në këtë takim ishte Dardan Berisha, me 21 pikë, gjashtë kërcime dhe tre asistime.

Ndërsa te Golden Eagle Ylli Clark realizoi 19 pikë, pati tre kërcime dhe pesë asistime /Gazeta Sinjali Sporti/