image Hiqen tarifat për studentët e nivelit Bachelor dhe Master

Arsim

Hiqen tarifat për studentët e nivelit Bachelor dhe Master

news image

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit, Arbërie Nagavci ka njoftuar janë hequr tarifat për nivelin Bachelor dhe Master në Universitetet publike.

Kështu ka bërë të ditur LVV përmes një njoftimi në Facebook.

“Arsim publik falas është kërkesë e kamotshme e studentëve të Universitetit Publik në Kosovë. Kësaj kërkese sot iu përgjigj ministrja e MAShTI-t, Arbërie Nagavci, e cila i siguroi studentët që janë hequr tarifat për nivelin Bachelor dhe Master, dhe që një gjë e tillë po provohet të bëhet edhe me nivelin e doktoratës. Arsimi është një e drejtë për të cilën nuk duhet të paguaj askush, andaj, filluar nga ky vit akademik 2021/2022, në përputhje me Programin Qeverisës të Qeverisë Kurti II, studentët do të lirohen nga tarifat në Universitetin Publik. Më shumë mundësi e më shumë barazi, për të gjithë dhe pa dallim”, thuhet në njoftimin e VV-së.

/GazetaSinjali/