image Hiqen shiritat që vendosi Inspekcioni në një pronë në Podujevë, shoqërohet në Polici pronari i objektit

Siguri

Hiqen shiritat që vendosi Inspekcioni në një pronë në Podujevë, shoqërohet në Polici pronari i objektit

news image

Pronari i një objekti afarist në Podujevë dje ka përfunduar në stacion policor, pasi u hoqën shiritat të cilët i kishin vendosur inspektorët komunal rreth pronës së tij, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se i dyshuari ka mohuar t’i ketë hequr ai shiritat që u vendosën nga Inspeksioni në pronën e cila është në një kontest pronësor.

Ndaj tij është iniciuar rasti ‘Heqje apo dëmtim i vulave zyrtare’, teksa hetimet lidhur me rastin vazhdojnë.

/GazetaSinjali/