image Haziri tregon për lagjet dhe fshatrat e Gjilanit se kur do të fillojë dezinsektimi, dezinfektimi dhe derratizimi

Sociale

Haziri tregon për lagjet dhe fshatrat e Gjilanit se kur do të fillojë dezinsektimi, dezinfektimi dhe derratizimi

news image

Gjilani nga 30 qershori do të fillojë fazën e parë të dezinsektimit, dezinfektimit dhe derratizimit.

Kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur oraret, lagjet dhe fshatrat e Gjilanit ku do të bëhet dezinsektimi.

“Gjithçka gati për fillimin e fazës së parë të dezinsektimit, dezinfektimit dhe derratizimit. Fillojmë më 30 qershor, përgjatë orëve 19:30-24:00 në lagjet dhe fshatrat e Gjilanit, veçanërisht në zonat ku ka potencial të lartë të zhvillimit të insekteve. Gjatë kohës së dezinsektimit, apeloj qytetarët që t’i mbajnë dritaret e mbyllura, sikurse një kujdes të veçantë duhet të kenë edhe bletarët, që t’i mbyllin ato, prej orës 19:30 deri në ora 05:00 të mëngjesit”, ka shkruar Haziri./Gazeta Sinjali/