image Haziri thirrje qytetarëve: Kujdes, e mos u bëni për kujdes intensiv

Shëndetësi

Haziri thirrje qytetarëve: Kujdes, e mos u bëni për kujdes intensiv

news image

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes dhe t’i respektojnë masat antiCOVID, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka njoftuar se në komunën që ai udhëheq, numri i të infektuarve me COVID-19 ka arritur në 1 mijë e 256, prej të cilëve 1 mijë e 30 janë shëruar, 48 kanë vdekur, ndërsa raste aktive janë edhe 178.

Tutje, ai njoftoi se në Gjilan janë 172 mostra në pritje të rezultateve për koronavirus, ndërsa 10 pacientë janë të hospitalizuar.

“I ftoj qytetarët që t’i evitojnë gjobat duke i respektuar masat kundër përhapjes së virusit dhe t’i kthehen solidaritetit e lojalitetit kundër COVID-19. Kujdes, e mos u bën për kujdes intenziv!”, shkroi ndër të tjera Haziri. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/hazirilutfi/photos/a.486638371376567/4827225527317808/?type=3&theater