image Haziri pas konfirmimit të 11 rasteve me COVID-19 në Gjilan: Virusi nuk pyet çka e kush je, të rrëzon përtokë

Shëndetësi

Haziri pas konfirmimit të 11 rasteve me COVID-19 në Gjilan: Virusi nuk pyet çka e kush je, të rrëzon përtokë

news image

Pas konfirmimit të 11 rasteve të reja me koronavirus në Komunën e Gjilanit, ka reaguar kryetari i saj, Lutfi Haziri, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat mbrojtëse, ndërsa është shprehur se virusi “të rrëzon përtokë e të merr me vete, nëse nuk ruhesh”.

“Apeloj që t’i respektoni masat mbrojtëse, maskat, distancën sociale dhe mbajtjen e higjienës kundër virusit të panjohur. Virusi nuk pyet çka e kush je. Të rrëzon përtokë e të merr me vete, nëse nuk ruhesh”, ka shkruar ndër të tjera i pari i Gjilanit.

Ai ka njoftuar se që nga fillimi i pandemisë në këtë komunë kanë rezultuar pozitivë 576 persona, prej të cilëve 372 janë shëruar dhe 21 kanë vdekur.

Aktualisht atje janë 183 raste aktive, derisa të hospitalizuar janë 41 persona./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/komunaegjilanit/posts/2772473986330194