image Haziri njofton për vdekjen e një qytetari nga Gjilani si pasojë e COVID-19 - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

18345

Të shëruar

15198

Të vdekur

669

Haziri njofton për vdekjen e një qytetari nga Gjilani si pasojë e COVID-19

news image

Një qytetar nga Gjilani ka vdekur sot si pasojë e infektimit me koronavirus, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, përmes një postimi në Facebook.

Haziri i ka shprehur ngushëllime familjes së tij, derisa ka thënë se ky duhet të jetë alarm për të gjithë.

“Ky duhet të jetë alarm për të gjithë. Nëse nuk ruhesh, virusi mund të ta marrë jetën. Duhet të vazhdojmë me luftë agresive për ta mposhtur. Maskat, higjiena personale e distanca sociale, domosdoshmërisht janë bërë pjesë e jetës sonë dhe këto rregulla duhet t’i ndjekim në mënyrë të përpiktë derisa profesionistët e fushës ta thonë të kundërtën!”, ka shkruar Haziri. /Gazeta Sinjali/

Dita e 219 e përballjes me #COVID19 u shënua me 14 raste të reja pozitive në Gjilan, duke e ngritur numrin e rasteve…

Gepostet von Lutfi Haziri am Samstag, 17. Oktober 2020

Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: