COVID-19

Të infektuar

9492

Të shëruar

5349

Të vdekur

284

Haziri tregon për numrin e pacientëve me koronavirus të shtrirë në Spitalin e Gjilanit

news image

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë të ditur se janë 153 raste aktive me koronavirus në këtë komunë, ku 38 prej tyre janë të hospitalizuar në Spitalin e Gjilanit.

Komuna e Gjilanit përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri ka kërkuar nga qytetarët t’i respektojnë masat anti-COVID, në të kundërtën, sipas tij, nëse shtohen rastet e të infektuarve dhe viktimave do të duhet ashpërsimi i masave.

“Tani kemi 153 raste aktive me COVID-19, prej të cilëve 38 janë të hospitalizuar në Spitalin e Gjilanit, ndërsa nuk kemi qytetarë tanë që janë të shtruar në QKUK apo klinika tjera”, tha Haziri./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin