image Haziri: Gjilani nuk ka asnjë rast të ri me koronavirus, 32 persona janë në vetizolim

Kosovë

Shëndetësi/ Haziri: Gjilani nuk ka asnjë rast të ri me koronavirus, 32 persona janë në vetizolim

news image

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se kjo komunë ka disa ditë që nuk ka regjistruar asnjë rast të ri me koronavirus.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri tha se 32 persona vazhdojnë të qëndrojnë në vetizolim.

“Ka disa ditë që nuk e kemi asnjë rast pozitiv me Covid19. 32 persona vazhdojnë të qëndrojnë në vetizolim dhe nën mbikëqyrje të organeve të emrgjencave civile publike, shëndetësore dhe të rendit. Ne jemi lojal ndaj masave dhe duke respektuar ato e mundim përhapjen e infekcionit Covid19”, ka shkruar Haziri.

Insituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar sot 21 raste të reja me koronavirus në Kosovë. Prej tyre 19 janë nga Komuna e Prizrenit dhe 2 të tjerë nga Komuna e Suharekës./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/hazirilutfi/photos/a.647629998610736/4106233096083725/?type=3&theater