image Haziri: Gara në Podujevë ka qenë LDK dhe ish-LDK

Politikë

Haziri: Gara në Podujevë ka qenë LDK dhe ish-LDK

news image

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se në zgjedhjet lokale në Podujevë, lufta ka qenë mes LDK-së dhe ish-LDK-së, shkruan Gazeta Sinjali.

Haziri tha se kryetari i Podujevës nga radhët e VV-së, Shpejtim Bulliqi ka qenë veprimtar i ditëve të para dhe aktivist i LDK-së deri në dallim për demarkimin e kufirit me Malin e Zi

“Beteja në Podujevë ka mu zhvillu tash në zgjedhjet e jashtëzakonshme për parti, apo jo, por natyrisht ky është rrafsh, edhe në Podujevë është bo lufta LDK-LDK, LDK ish-LDK, Shpejtim Bulliqi ka qenë veprimtar i ditëve të para dhe aktivist i LDK-së deri në dallim për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, dallimi i parë ka ndodhë aty si deputet i LDK-së, i cili më vonë është emru nga ish-kryeministri Haradinaj në komision shtetëror në Qeveri, demarkimi ka ndodhë në votim, në legjislaturën e PAN-it”, tha Haziri.

“Analiza që sot po mundohemi me nxjerrë nga këndvështrimi, çka është duke punu LDK, është duke punu me evitu këtë lloj dukurie, dhe neve na duhet me bo prerjen e madhe, dhe kjo është dukuri prej vitit 2007”, përfundoi Haziri në RTV Dukagjini.

/Gazeta Sinjali/