image Haziri: Dallimi PDK-LDK është si nata me ditën

Politikë

Haziri: Dallimi PDK-LDK është si nata me ditën

news image

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se dallimi i subjektit ku bën pjesë ai dhe PDK-së, është si nata me ditën, shkruan Gazeta Sinjali.

Haziri tha se fakt është që disa njerëz funksionarë të LDK-së kanë shkuar prej LDK-së në PDK, e prej PDK-së kanë përfunduar në VV.

“Dallimi është si nata me ditën, tash e 20 vjet ne dallojmë, gjithçka, fakt është që do njerëz funksionarë të LDK-së kanë shku prej LDK-së në PDK, e prej PDK-së kanë përfundu në VV, nëse e sheh në llupën edhe me syza të tilla, zoti Konjufca, atëherë gjen diçka të përbashkët, por, as nuk ka ndodhë që prej VV mu kthy në PDK e me ardhë në LDK, deri sot jo, e para”, tha ai.

Tutje, Haziri shtoi se për herë të parë e kanë ndërtuar një shumicë prej 84 deputetëve me rrëzu qeverinë, gjersa shtoi se VV ka organizuar protesta të dhunshme dhe sipas tij, ka bërë opozitë të ashpër të dhunshme kundër LDK-së me njerëz dhe elemente ekstreme të PDK-së.

“E dyta, neve jonë mytë tu na rrxu me PDK-në, neve vet një herë na ka ndodhë mocioni i mosbesimit që e kemi organizu, dhe për herë të parë e kemi ndërtu një shumicë prej 84 deputetëve me rrëzu qeverinë, asnjëherë në historikun e LDK-së nuk ka ndodhë, neve VV-ja na ka rrëzu me PDK-në, apo jo, VV ka organizu protesta të dhunshme, ka bërë opozitë të ashpër të dhunshme kundër LDK-së me njerëz dhe elemente ekstreme të PDK-së, ata kanë dhe vazhdojnë me qenë lëvizje e organizuar mbi bazë të pakënaqësive që kanë gjetë në PDK, me shumicë dominante, vetë krijimi i strukturës dhe mënyra si janë ndërtu si lëvizje politike e të pakënaqurve ka qenë derë e hapur për të gjithë ata njerëz, të gjithë ata njerëz të pakënaqur të PDK-së kanë hyrë në Vetëvendosje”, tha Haziri.

/Gazeta Sinjali/