image Haxhiu pretendon se kompania që Ministria e Drejtësisë ia ka shkëputur kontratën për shkelje ligjore ka rifilluar punimet në pronën “Vicianium”

Drejtësi

Haxhiu pretendon se kompania që Ministria e Drejtësisë ia ka shkëputur kontratën për shkelje ligjore ka rifilluar punimet në pronën “Vicianium”

news image

Ministrja Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se kompania të cilën Ministria e Drejtësisë ia ka shkëputur kontratën për shkak se e njëjta ishte lidhur me shkelje të rënda ligjore, pavarësisht vendimit të Ministrisë, ka rifilluar punimet në pronën “Vicianium” në Vushtrri, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haxhiu ka kërkuar nga kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, të mos lejojë keqpërdorimin e pronës publike.

Kompania të cilës ia kemi shkëputur kontratën për shkak se e njëjta ishte lidhur me shkelje të rënda ligjore, pavarësisht vendimit të Ministrisë, ka rifilluar punimet në pronën “Vicianium” në Vushtrri. Kryetari i Komunës, z. Xhafer Tahiri nuk duhet të lejojë keqpërdorimin e pronës publike. Vendimi i Ministrisë është mbi çfarëdo vendimi që ka marrë Komuna për t’ju përshtatur interesave të atyre që janë përgjegjës për këtë dëmtim të pronës. Prona duhet të mbrohet”, ka shkruar Haxhiu.

Sipas saj, kompania në fjalë ka paditur Ministrinë prandaj deri në një vendim të Gjykatës ajo nuk guxon të rifillojë punimet.

Ne jemi njoftuar që kompania ka paditur Ministrinë prandaj deri në një vendim të Gjykatës, kompania nuk guxon të rifillojë punimet. I bëjmë thirrje kryetarit të Komunës ta mbrojë pronën publike dhe po ashtu policisë që ta zbatojë vendimin e Ministrisë”, ka thënë Haxhiu. /Gazeta Sinjali/