image Haxhiu: Thaçi para se të shkojë në Hagë paska dashur t'i shlyejë borxhet

Politikë

Haxhiu: Thaçi para se të shkojë në Hagë paska dashur t’i shlyejë borxhet

news image

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi “paska dashur t’i shlyejë të gjitha borxhet që i ka pasur para se të shkojë në Hagë”.

Haxhiu këtë deklaratë e tha pasi djali i Haxhi Shalës u emërua si konsull i përgjithshëm në Pragë, por më pas u shkarkua nga u.d i presidentit, Vjosa Osmani.

“Kqyr çfarë vendimesh paska marrë para se me shku në Hagë, paska dashur krejtë borxhet me i shly. Vetë e ka votu Specialen ai”, tha Haxhiu në Kanal 10.

Vjosa Osmani ka shfuqizuar katër dekrete për konsuj të përgjithshëm në katër shtete, konkretisht për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë.

/GazetaSinjali/