image Haxhiu reagon pas publikimit të përgjimeve: Tendenca për t’u dukur se nuk po ndodhë asgjë është e rrezikshme

Politikë

Haxhiu reagon pas publikimit të përgjimeve: Tendenca për t’u dukur se nuk po ndodhë asgjë është e rrezikshme

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar sot lidhur me publikimin e disa përgjimeve që shpërfaqin afera të ndikimit në sistemin e drejtësisë dhe tendenca për të kontrolluar mediat.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me publikimin e disa përgjimeve që shpërfaqin afera të ndikimit në sistemin e drejtësisë, si dhe tendencën për të kontrolluar mediat.

Ajo ka shkruar se është e habitur nga mos reagimi i shoqërisë civile për këto raste.

“Të premten e javës që shkoi u publikua përgjimi i parë i paralajmëruar me ç’rast protagoniste ishte njëra prej prokuroreve të Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Për gjithë këto ditë nuk pamë asnjë reagim të institucioneve përgjegjëse e as personave në fjalë. Madje, as medias e shoqërisë civile. Ndaj aferave të tilla si shoqëri gjithnjë kemi reaguar zëshëm, por as sot nuk patëm ndonjë reagim kur u publikua edhe përgjimi tjetër po aq problematik. Madje kaloi tërësisht në heshtje”, shkroi Haxhiu në Facebook.

Tutje ajo ka shtuar se duhet që të vërtetohet autenticiteti i këtyre materialeve.

“Padyshim që duhet të vërtetohet autenticiteti i këtyre materialeve, por heshtja dhe tendenca për t’u dukur se asgjë nuk po ndodhë është e papranueshme dhe e rrezikshme”, ka shtuar ajo.

Postimi i plotë:

REAGIM

Të premten e javës që shkoi u publikua përgjimi i parë i paralajmëruar me ç’rast protagoniste ishte njëra prej prokuroreve të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Për gjithë këto ditë nuk pamë asnjë reagim të institucioneve përgjegjëse e as personave në fjalë. Madje, as medias, (përveç kallxo ) e shoqërisë civile.

Ndaj aferave të tilla si shoqëri gjithnjë kemi reaguar zëshëm, por as sot nuk patëm ndonjë reagim kur u publikua edhe përgjimi tjetër poaq problematik. Madje kaloi tërësisht në heshtje.

Padyshim që duhet të vërtetohet autenticiteti i këtyre materialeve, por heshtja dhe tendenca për t’u dukur se asgjë nuk po ndodhë është e papranueshme dhe e rrezikshme.

Ky skandal sikurse edhe të tjerat në të kaluarën nuk guxojnë të na heshtin.

Zyrtarë të tillë që bëjnë pazare me lëndë e të përfshirë në afera dhe të tjerë që tentojnë të kontrollojnë mediet e kanë ndikim në kompetencat që i përkasin dikujt tjetër nuk kanë vend në institucione.

Ndonëse kjo ka qenë mënyrë e funksionimit jo vetëm e sistemit të drejtësisë për këto vite të pasluftës nga 14 shkurti kjo gjë ka marrë fund.

Të gjithë të përfshirët duhet të japin përgjegjësi. Andaj, përmes këtij reagimi thërras për veprime ndaj kësaj çfarë po dëgjojmë.

/Gazeta Sinjali/