image Haxhiu: Qasja përçarëse e Thaçit është e qëllimshme

Kosovë

Politikë/ Haxhiu: Qasja përçarëse e Thaçit është e qëllimshme

news image

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë kritika në drejtim të opozitës. Ajo ka shprehur shqetësimin për qasjen e opozitës në kohën e pandemisë së koronavirusit, të cilën e ka quajtur përçarëse.

“Më duhet të shpreh brengën time në raport me qëndrimet e opozitës. Jam jashtëzakonisht e shqetësuar me qasjen që ata kanë zgjedhur në kohën kur Kosova po ballafaqohet me një virus që po merr jetë të njerëzve, sidomos me rolin që ka marrë presidenti Thaçi. Nuk mund të mos e përmend këtë qasje përçarëse”, ka thënë ajo në emisionin Raport.

Sipas Haxhiut, qasja e Thaçit është e qëllimshme.

“Në vazhdimësi gjatë kësaj kohe, nëse analizohet e tërë situata dhe gjuha e ashpër e opozitës, gjithçka ka qenë me iniciativën e presidentit për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, kur nuk kishte nevojë për të”, ka thënë ajo.

Ajo po ashtu, ka shtuar se koordinimi me të gjitha ministritë dhe institucionet ka qenë jashtëzakonisht i mirë.