image Haxhiu premton se do të angazhohet më shumë për viktimat e dhunës në familje

Kosovë

Drejtësi/ Haxhiu premton se do të angazhohet më shumë për viktimat e dhunës në familje

news image

Ministria në detyrë e Shëndetësisë, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një bashkëbisedim me përfaqësueset e strehimoreve dhe qendrave ditore që ofrojnë shërbimet për viktimat e dhunës në familje, viktimat e trafikimit me qenie njerëzore dhe fëmijët pa përkujdesje prindërore.

“Gjatë këtij bashkëbisedimi u njoftova për së afërmi me punën e strehimoreve dhe shërbimet e ofruara, sfidat e punës dhe problemet me të cilat ballafaqohen për çdo ditë”, ka shkruar Haxhiu në një postim në Facebook.

Haxhiu tha se ‘mekanizimi koordinues për mbrojtje nga dhuna në familje, ka qenë i fokusuar tek koordinimi ndërinstitucional me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë, tek krijimi i kushteve adekuate për strehimin e rasteve të reja të dhunës në familje në kohe pandemie, në një hapësirë alternative e cila mbulon kërkesat e rasteve të reja për strehim adekuat, dhe njëkohësisht nuk rrezikojmë rastet e strehuara tani në strehimore në nivel vendi t’i ekspozohen infektimit, si dhe njëkohësisht mbrohet edhe stafi i strehimoreve’

Po ashtu Haxhiu tha se Ministria e Drejtësisë do të angazhohet në vazhdimësi bashkërisht me akterët tjerë relevant që kësaj kategorie t’i sigurohet strehim dhe mbrojte dhe që ushtruesit e dhunës të marrin dënimet e merituara në mënyrë që kjo situatë mos të përsëritet në shoqërinë tonë./Gazeta Sinjali/