image Haxhiu për dënimin e Vukotiqit: Lajm shumë i mirë, do të angazhohemi çdo ditë për drejtësi

Drejtësi

Haxhiu për dënimin e Vukotiqit: Lajm shumë i mirë, do të angazhohemi çdo ditë për drejtësi

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka mirëpritur dënimin e Zoran Vukotiqit me 10 vite burgim pasi është gjetur fajtor se kishte dhunuar një femër shqiptare gjatë kohës së luftës në vitin 1999, raporton Gazeta Sinjali.

Haxhiu e ka cilësuar shpalljen e dënimit si lajmë shumë të mirë. Haxhiu ka deklaruar se në historinë e gjykimeve të krimeve të luftës është hera e parë që dënohet një person për krime seksuale dhe se ata do të vazhdojnë ndjekjen e kriminelëve të luftës.

“Sot, për herë të parë, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me 10 vite burgim kriminelin, Zoran Vukotic për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Ky është një lajm shumë i mirë për të gjitha viktimat e dhunës seksuale të luftës, për qytetarët por edhe për historinë dhe të ardhmen e Kosovës. Drejtësia për krimet e luftës do të bëhet dhe për këtë do të angazhohemi çdo ditë”, ka shkruar ajo. /GazetaSinjali/