image Haxhiu: Kosova e ka fituar një rast në arbitrazhin ndërkombëtar

Drejtësi

Haxhiu: Kosova e ka fituar një rast në arbitrazhin ndërkombëtar

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Kosova ka triumfuar në arbitrazh ndërkombëtar.

“Pas më shumë se dy vite betejë ligjore si pasojë e një padie të iniciuar nga një individ, Republika e Kosovës ka triumfuar në arbitrazh ndërkombëtar”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

“Avokatura Shtetërore në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, në bashkëpunim me firmën ligjore që përfaqëson Republikën e Kosovës në arbitrazh, tashmë kanë filluar hapat e radhës për ekzekutimin e vendimit të arbitrazhit dhe inkasimin e shpenzimeve”, ka thënë ajo. 

/GazetaSinjali/