image Haxhiu: I inkurajoj qytetarët që ta votojnë Kurtin, nuk është votë e pavlefshme

Politikë

Haxhiu: I inkurajoj qytetarët që ta votojnë Kurtin, nuk është votë e pavlefshme

news image

Anëtarja e Kryesisë së VV-së, Albulena Haxhiu ka folur rreth moslejimit të kandidimit të kreut të tyre, Albin Kurtit, në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Haxhiut, numri 1 në fletëvotimin e zgjedhjeve të 14 shkurtit duhet të votohet pasi që është votë kundër padrejtësisë.

Ajo u shpreh se me rregulla zgjedhore, vota për Albin Kurtin nuk cilësohet votë e pavlefshme.

“Ne i kemi 110 kandidatë sepse nuk i kemi zëvendësuar, as nuk kemi bërë lëvizje të numrave. Fletëvotimi është standard, vetëm numrat pa emra, nuk e di se si do të jetë tek pjesa e numrave të z. Kurtit dhe te unë, por vota për numrin një është votë kundër padrejtësisë që kanë bërë. Unë i inkurajoj njerëzit që të votojnë edhe për numrin një. Nuk cilësohet votë e pavlefshme, e kam kontrolluar edhe rregullën zgjedhore”, ka deklaruar Albulena Haxhiu në “Kallxo Pernime”./Gazeta Sinjali/