image Haxhiu: Gjatë dy javëve të fundit Kosova ka realizuar gjashtë ekstradime me shtetet evropiane

Politikë

Haxhiu: Gjatë dy javëve të fundit Kosova ka realizuar gjashtë ekstradime me shtetet evropiane

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se gjatë dy javëve të fundit Kosova ka realizuar gjashtë ekstradime me shtetet evropiane për personat e kërkuar për vepra penale.

Haxhiu ka thënë se ekstradimet janë realizuar me Francën, Zvicrën, Gjermaninë, Italinë dhe Belgjikën.

Gjatë dy javëve të fundit janë realizuar gjashtë ekstradime me Francën, Zvicrën, Gjermaninë, Italinë dhe Belgjikën. Përmes realizimit të këtyre ekstradimeve, personat e kërkuar për vepra penale do të ballafaqohen me procedurë penale ose do të vuajnë dënimin e shqiptuar nga autoritetet gjyqësore”, ka shkruar ajo në Facebook.

Tutje ajo ka shtuar se në mbledhjen e fundit të qeverisë është miratuar Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Çështjet Penale.

/Gazeta Sinjali/