image Haxhi Shala kalon nga NISMA në AAK

Politikë

Haxhi Shala kalon nga NISMA në AAK

news image

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

“Sot pata nderin që me z. Haxhi Shalën, deputet në Kuvendin e Kosovës, të vendosim të rrugëtojmë së bashku në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Vendosëm që bashkërisht t’i shërbejmë interesave të vendit, në këto kohë të ndjeshme dhe në të gjitha etapat e radhës”, tha Haradinaj.

Po ashtu, Haradinaj tha se ishte mirënjohës ndaj deputetit Shala, tash kolegë në Aleancë, për angazhimin e tij në proceset e deritashme të rëndësishme për vendin tonë, si dhe për vendimin që së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë të vazhdojnë rrugëtimin politik në AAK.

Tashmë, me Haxhi Shalën partia e Haradinajt do të ketë 14 deputetë, ndërsa Nisma do të mbetet vetëm me 3 deputetë.

Haxhi Shala kishte hezituar që ta votonte Qeverinë Hoti, por i njëjti kishte deklaruare se me kërkesë të presidentit Thaçi dhe kryetarit të AAK-së kishe vendosur që ta votojë Qeverinë Hoti. I njëjti kishe shprehur pakënaqësi me krerët e NISMA-së. /Gazeta Sinjali/