image Haxhi Shala i kundërpërgjigjet Vjosa Osmanit lidhur me emërimin e djalit të tij konsull në Pragë

Politikë

Haxhi Shala i kundërpërgjigjet Vjosa Osmanit lidhur me emërimin e djalit të tij konsull në Pragë

news image

Pas emërimit të djalit të deputetit të AAK-së, Haxhi Shala, Flakron Shalës, si Konsull i Përgjithshëm në Pragë, filluan reagimet në publik, shkruan Gazeta Sinjali.

Reagim pati edhe nga Flakron Shala i cili tha se profili i tij është paragjykuar duke shtuar se babai i tij nuk ka ndikuar në emërimin e tij në këtë pozitë pasi që sipas tij ai nuk ka kompetencë të tillë.

Gazeta Sinjali e kontaktoi deputetin Haxhi Shala për ta pyetur lidhur me këtë çështje, si dhe për deklaratën e u.d. të presidentit, Vjosa Osmani, e cila tha se do ta shfuqizojë dekretin përmes të cilit Flakron Shala është emëruar.

Shala u përgjgij shkurt duke thënë se “Nuk jam i interesuar të merrem me këtë punë”.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka thënë sot se do të shfuqizojë dekretet e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi që janë në kundërshtim me praktikat diplomatike.

Kujtojmë se vota e Haxhi Shalës ka qenë vendimtare në votimin e Qeverisë aktuale të drejtuar nga Avdullah Hoti.

Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, kur është votuar për qeverinë e re, deputeti Shala pati deklaruar se ai ka ndryshuar mendimin për ta votuar qeverinë, pasi një natë më parë kishte takuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Emërimi i Flakron Shalës në këtë pozitë është kundërshtuar edhe nga shoqëria civile në Kosovë.

/GazetaSinjali/